×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sjell në Prishtinë dy të arrestuarit e parë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 9:51

    Policia e Kosovës ka sjellë dy të arrestuarit e parë në veri në Prishtinë. Ata momentalisht u dërguan në Inspektoratin policor të Kosovës. Njëri nga ta është zyrtar policor.


    T7 ka sjellur video nga vendi i ngjarjes.

    Ndërkaq me qindra serbë kanë bllokuar rrugën Njësisë Speciale gjatë aksionit në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës.

    Sipas disa fotografive, rruga e Njësisë Speciale është bllokuar me goma të cilat janë djegur për të penguar këto njësi në aksionin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!