×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia thotë se i dyshuari për kërcënimin ndaj Behgjet Pacollit u arrestua para një muaji

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 19:03

    I dyshuari me inicialet E.H ka përfunduar i arrestuar nga Policia e Kosoves pasi i njëjti kishte kërcënuar kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe familjen e tij.


    Këshilltari i këtij të fundit Naim Murseli gjatë ditës njoftoi përmes Facebook se i dyshuari ishte arrestuar mbrëmë, mirëpo tjetër datë të arrestimit jep zyrtarisht Policia e Kosovës.

    Ky institucion i kontaktuar nga Klan Kosova njoftoi se i dyshuari në fjalë ishte arrestuar me datën 10 mars te vitit 2020.

    “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës pas hetimeve te zhvilluar në konsultim me prokurorin kompetent të rastit dhe identifikimit te personit me date 10.03.2020, i dyshuari me iniciale (E.H.) është arrestuar“, thuhet në përgjigjen e ZIMP.

    Ky është postimi i Murselit në Facebook:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!