×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Policia turke e arreston një shtetas të Kosovës në Stamboll, e identifikon si njeri të Mosadit

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 10:18

    Kosovari Liridon Rexhepi raportohet se është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi.

    Siç raporton “Anadolu”, dhe disa nga mediat turke, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të Mossadit në Turqi, e po ashtu, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, ai ka kryer përgjime me dronë dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë.

    Po ashtu, thuhet se Rexhepi ka transferuar fonde tek agjentët në terren në Turqi edhe nga Kosova, teksa thuhet se transaksionet e dyshimta në llogarinë e tij monitoroheshin nga inteligjenca turke.

    Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.

    Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!