×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani gjerman del kundër pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 18:24

    Deputeti i AFD në Parlamentin e Berlinit, Gunnar Lindeman ka shkruar se Gjermania duhet të konsiderojë tërheqjen e njohjes ndaj shtetit të Kosovës.


    Përmes një postimi në Facebook, Lindeman ka shkruar se Kosova është një fortesë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor e ku 140 kisha janë shkatërruar.

    “Gjermania si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka njohur Kosovën në vitin 2008. Njohja duhet të rishqyrtohet duke pasur në konsideratë gjendjen e ekonomisë, nëse qeveria federale është e interesuar për një situatë të qëndrueshme në Evropë”.

    “Do të ishte mirë nëse qeveria federale do të konsideronte vendimin e atëhershëm”, përfundon shkrimin Lindemann.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!