×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani serb: Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës tashmë është arritur

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 17:38

    Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbie” tha për Radio “KiM” se marrëveshja në lidhje me targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës veçse është arritur në Bruksel, më 18 gusht, raporton Danas.

    “Escobari dhe Lajçaku janë këtu për të parë zbatimin e disa marrëveshjeve tashmë të arritura, sepse Lajçaku ka ardhur pas çdo marrëveshjeje të vështirë. Ka ardhur të bisedojë me zbatuesit e asaj marrëveshjeje, që janë politikanë shqiptarë dhe serbë”, tha Arsenijeviq.

    Ai thotë se “nëse ka, kemi dëgjuar nga z. Kurti se së paku është arritur një marrëveshje për mos-zbulimin e asaj marrëveshjeje”.

    “Pse të mos deklarohen nëse nuk është arritur marrëveshja dhe gjithçka tjetër?, pyet ai.

    Sipas tij, kjo po bëhet në mënyrë që të ngriten tensionet e kështu kryenegociatorët të duken si shpëtimtarë.

    Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, gjatë kësaj jave kanë qëndruar në Prishtinë, veri të Kosovës dhe Beograd, në përpjekje për të arritur një marrëveshje para datës 1 shtator.

    Në fillim të shtatorit pritet të hyjnë në fuqi vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia dhe të vendos reciprocitetin në njohjen e dokumenteve. Pra, shtetasve serbë që hyjnë në Kosovë, t’u lëshohet një letër hyrje/dalje, sic u lëshohet kosovarëve në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!