×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozita e opozita s’pajtohen për buxhetin, shtyhet seanca për 30 minuta

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 17:19

    Mospajtimet mes pozitës dhe opozitës për kalimin e buxhetit për vitin 2020, ka bërë që të ndërpritet seanca.


    Edhe përkundër faktit se kryetarët e gurpeve parlamentare kanë zhvilluar një takim ndaras me kryetaren Osmani, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket kalimit të menjëhershëm të dy leximeve të buxhetit 2020.

    Osmani ka thënë se krerët e grupeve parlamentare kanë kërkuar edhe 30 minuta shtesë për konsultime.

    Ndërkohë seancë pritet të rinisë në orën 17 e 20. LDK dhe VV kanë kërkuar kalim të menjëhershëm shkaku i situatës me koronavirus, ndërkohë opozita ka kundërshtuar një votim të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!