×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Prej cilit ligj bre?’, Xhavit Haliti dhe Bekë Berisha me përgjigje epike në pyetjen se a frikësohen nga Ligji për konfiskimin e pasurisë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 15:07

    Qeveria e Kosovës, ditën e martë, miratoi koncept-dokumentin që do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


    Kështu, Ministrisë së Drejtësisë, tash i është hapur rruga të nisë hartimin e ligjit të njohur si antimafia.

    Pasuria, përmes tij, mund t`iu konfiskohet të gjithëve, prej qytetarëve të thjeshtë, liderëve politikë e institutcional, e deri edhe zyrtarëve e tjerë të zgjedhur në institutcione të ndryshme të rëndësishme, ATK, Polici, Doganë, FSK e AKI. Madje kjo mund të bëhet pa e pritur fare aktgjykimin dënues.

    Por, a kanë frikë figura të larta politike nga ky ligj?

    Front Online ka kontaktuar me deputetin e PDK-së Xhavit Haliti, pasuria e paluajtshme e të cilit është 1 milionë e 20 mijë euro.

    I pyetur nëse ndjen frikë apo jo nga ligji antimafia, ai u përgjigj kështu.

    “Po çka ka m`u tut more une (qeshë)”, u shpreh shkurt ai.

    I patrembur nga ky ligj është edhe deputeti tjetër, veçse i AAK-së, Bekë Berisha. Por, jo vetëm.

    Prej cilit ligjit bre?”, pyet ai.

    Gazetari i përgjigjet: Atij për konfisikimin e pasurisë.

    “Jo bre nuk kemi hiç frikë prej asnjë ligji. Po çfarë frike”, pergjigjet deputeti Berisha.

    Sipas tij, nisma e Qeverisë Kurti për konfisikimin e pasurisë, është një “hajgare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!