×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut i uron në gjuhën shqipe qytetarët e Kosovës

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 17:04

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së presidentes për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë.


    Pendarovski ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për të pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.

    “Qytetarëve të Kosovës dhe Vjosa Osmanit ua uroj Ditën e Pavarësisë. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do t’i përparojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për një Evropë demokratike dhe me prosperitet”, shkroi Pendarovski në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!