Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur për vizitë në Shqipëri.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore, nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe për Kosovën.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar Begaj në Facebook.
/Reporteri.net/.