Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian.
Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga Covid-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit.
Presidenti Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë e ditur në një postim të mëhershëm në llogarinë Twitter, të Thaçit.
Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, Samiti i Zagrebit do të mbahet përmes një video konferencë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe ata të Ballkanit Perëndimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.