Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka uruar Boris Johnson me rastin e zgjedhjes Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.
Thaçi ka thënë se pavarësisht zhvillimeve mirëpret vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me të dyja vendeve.
Postimi i plotë:
Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.