×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore

    Presidentja Osmani në Dubrovnik: Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 9:28

    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë pjesë nga fjalimi që ka mbajtur dje në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë.

    Osmani ka thënë se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës, duke shtuar se ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje e Hercegovinë, “forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë”.

    Ajo ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

    “Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, ka thënë Osmani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!