×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani në përkrahje të filmit “Zgjoi”: Tregon triumfin e grave të Krushës

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 22:01

    ilmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars’, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani i është bashkuar kampanjës në përkrahje të filmit “Zgjoi”.

    “Hyrja Zyrtare e Kosovës në Oscar! Bazuar në një histori të vërtetë frymëzuese, Hive tregon historinë e fuqizimit, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës, të cilat zgjodhën të mos dorëzoheshin përballë fatkeqësive të vërteta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Ndryshe, më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

    Uebfaqja “Rotten Tomatoes”, e cila i rendit filmat më të mirë sipas vlerësimeve të kritikëve, është duke e përmbledhur çdo film të ri në një listë, duke e krijuar kështu një udhëzues për projektet më të mira kinematografike të vitit 2021.

    Në mesin e atyre që janë bërë pjesë e kësaj liste, janë filmat me buxhet të lartë, si “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, “Free Guy” dhe “Black Widow”, dokumentari “Lily Topples the World”, filmi “The Green Knight”, horrori “The Night House” dhe të tjerë.

    Ndër ta është renditur edhe filmi kosovar i Blerta Bashollit, “Zgjoi”, i cili gjendet i 11-i në këtë listë me vlerësimin 100 për qind.

    Nga vlerësimi i publikut, propozimi i Kosovës për “Oscar”, i ka fituar 82 për qind të pikëve.

    Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit po vazhdon të shijojë sukseset duke fituar çmime kryesore në shumë festivale. Filmi i cili deri më tani ka fituar plot 13 çmime ndërkombëtare, ka thyer rekorde të shikueshmërisë edhe në vendlindje dhe së fundi ka nisur të shfaqet edhe në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!