×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Presidentja Osmani udhëheq ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit, apelon për kontrolle të rregullta

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 13:08

    Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, është mbajtur manifestimi tradicional “Ecja Simbolike” e Tetorit rozë, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

    Presidentja  Osmani, apeloi për kontrolle të rregullta në mënyrë që, siç tha ajo të shpëtohet jetë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

    Në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit.

    Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!