×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishën rendin dhe qetësinë në Rrugën B, katër persona dërgohen në Polici

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 21:33

    Sot rreth orës 17:20 ka pasur një mosmarrëveshjeje në Rrugën B në Prishtinë mes disa personave.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

    Ajo tha se për këtë mosmarrëveshje, 4 persona janë shoqëruar në Stacion Policor.

    “Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar  4 persona në stacion policor. Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje Prishje e rendit dhe qetësisë Publike, konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!