×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina ndihmon me nga 80 euro familjet me asistencë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 18:41

    Në dhjetor familjet me asistencë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 80 euro ndihme nga Komuna e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    “Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor:, ka shkruar Ahmeti.

    Në kuadër të ndihmës Prishtina do të ndajë nga 50 euro edhe për qytetarët e prekur me COVID-19.

    Po ashtu komuna do të ndihmojë edhe bizneset e vogla me 5 milionë euro grante.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!