×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina rrezikon kthimin në karantinë

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 20:04
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Parku i qytetit këtë të hënë ishte njëri prej vendeve, i cili u shfrytëzua për relaksim dhe rekreacion për disa prej qytetarëve të kryeqytetit.


    Rrugët e mbushura me qytetarë, të cilët shëtisin pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, u panë gjithandej Prishtinës, raporton KOHA.

    E ndonëse dita e hënë ishte ditë pushimi, rrugët e kryeqytetit i ngjanin një dite të zakonshme pune.

    Për këtë Prishtina rrezikon t’i kthehen karantinës.

    Rritja eventuale e të infektuarve, sipas zyrtarëve të Komunës, mund ta kthejë kryeqytetin nën masën e karantinës, e cila u hoq pas uljes së rasteve me koronavirus.

    Dalja e pakontrolluar e qytetarëve, sipas zyrtarëve të OBSH-së, nuk është tregues i mirë për situatën pandemike.

    Ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se para datës 18 maj, kur parashihet faza e dytë e lehtësimit të masave, do të vlerësohet fillimisht situata epidemiologjike.

    Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, ka thënë se ata do të marrin vlerësimin dhe raportin e IKSHPK-së për situatën epidemiologjike dhe bazuar në to do të vendosin nëse do të rikthehen masat restriktive apo do të shkohet me lehtësim të tyre.

    E për këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

    Ai, në Facebook, edhe një herë ka bërë thirrje për respektim të masave dhe për sa më pak dalje të qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!