×
  • Lajme
  • Lajme / Kritikat e opozitës

    Pritjet e prindërve për të blerë librat shkollorë, Selmanaj: Pasojat e mediokritetit në qeverisje

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 21:11

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka publikuar pamje para një librarie në lagjen Mati 1, ku shihet radhë e gjatë e qytetarëve që presin të kryejnë blerjet e tyre.

    Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto janë pasojat e mediokritetit në qeverisje.

    Dita e 2-të e fillimit të vitit shkollor, prindërit duke pritur me orë të tëra para librarisë, për t’i blerë tekstet shkollore.

    Ja pasojat e mediokritetit në qeverisje!”, shkroi ai.

    Ndryshe, më 2 shtator ka filluar viti i ri shkollor.

    Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që të subvencionojë blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore.

    Për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, subvencionimi do të jetë në vlerën prej 80 eurove, ndërsa për nxënësit nga klasa e gjashtë deri të nëntën, 110 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!