×
  • Lajme
  • Lajme

    Probleme në kompaninë ajrore, shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 12:33

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ishte planifikuar të udhëtojë për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.


    Mirëpo, para udhëtimit ka pasur një problem në kompaninë ajrore “Austrian Airlines”, andaj fluturimi është shtyrë për disa orë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

    “Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines””, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj do të intervistohet nga prokurorët e Speciales në cilësinë e të dyshuarit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!