Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Selaci, ka thënë se shteti është përgjegjës për çfarë i ndodhë qytetarit kur çohet ose mbahet diku me forcën e ligjit.
Sipas tij, duhet dorëheqje e menjëhershme e autoriteteve që kanë qenë në krye të vendimeve, si veprim moral dhe që shpreh ndjesinë për përgjegjësinë publike, shkruan Reporteri.net.
Sic thotë Selaci, dorëheqja përvec që shëron plagën, do të amortizonte edhe përdorimin politik të tragjedisë.
“Shteti ka përgjegjësi për çfarëdo që i ndodhë qytetarit i cili është çuar ose mbahet diku me forcën e ligjit ose vendimit të autoritetit shtetëror (qoftë në burg, shkollë, a karantinë).Së pari, pa i paragjyku rrethanat, duhet dorëheqje e menjëhershme e autoriteteve që kanë qenë në krye të vendimeve të tilla, si veprim moral që shpreh ndjesinë e përgjegjësisë publike dhe shëron plagën. (Kjo kishte me amortizu përdorimin politik të tragjedisë njerëzore nga partitë opozitare.)”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, ai thotë se duhet hetuar nëse shteti është përkujdesur për gjendjen e njerëzve që janë karantinuar në konvikte pavarësisht vullnetit.
“Së dyti, pa paragjyku fajtorin, duhet hetim dhe zbardhje e rrethanave të rastit: a është kujdesur shteti për gjendjen, edhe psikike, të qytetarëve që i ka mbajtë në karantinë pavarësisht vullnetit të tyre”, shton ai.
Ndryshe, familja e 26 vjeçarit nga Gjilani po i akuzon liderët e institucioneve kryesore në vend, meqë thotë se djalin ia dërgon “në ferr”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.