Një projeksion i analistit Armen Muja, i publikuar në RTV Dukagjini, e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Në bazë të këtij parashikimi VV-ja ka marrë sot besimin e 26% të votuesve.
Pas saj radhitet LDK-ja me 24.40%. E trata, sipas Mujes, radhitet PDK-ja me 22.10%, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa koalicioni i partisë së Ramush Haradinajt me PSD-në, parasheh që të dalë me 13.60%.
Ky projeksion parasheh që edhe koalicioni NISMA-AKR të kalojë pragun zgjedhor, me 5.56%. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.