×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria fillon hetimet rreth sulmit të djalit të Nenad Rashiqit

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 10:30

    Dje rreth orës 12:00 në afërsi të shkollës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës disa persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq.


    Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona për këtë rast, ku të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

    Prokuroria ka filluar hetimet për këtë ngjarje.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

    Ulaj tha se tetë të dyshuarit vazhdojnë të jenë në masën e arrestit dhe pritet që prokurori i rastit të bëj kërkesë për caktimin e paraburgimit.

    “Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet rreth rastit. Dje me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Jemi duke pritur kallëzimin penal nga Policia e Kosovës. Më pas prokurori i rastit do të ushtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka deklaruar Ulaj për Reporteri.net.

    Kujtojmë se Reporteri.net ka qenë media e parë që ka siguruar videon e sulmit të djalit të Rashiqit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!