×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: I dyshuari për vrasjen e 27-vjeçarit në Mitrovicë ishte i shoqëruar nga një zyrtar policor

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 16:17

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës lidhur me vrasjen e rëndë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ka bërë të ditur se i dyshuari ishte me një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili nuk është kryerësi i vrasjes.


    “Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11.30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit. I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe ndaluar me vendim të prokurorit.”

    Tutje thuhet se të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq trupi i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    “Prokuroria njofton opinionin se me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.

    Rasti është kualifikuar “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!