Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin e dhunës në familje, xhudistin Akil Gjakova.
“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën. Nesër mbahet seanca në Gjykatën Themelore të Pejës”, ka thënë zëdhënësi Shkodran Nikçi për media.
Gjakova është dorëzuar mbrëmë në Policinë e Kosovës pas kalimit në pikën kufitare në Merdar.
Një ditë para dorëzimit, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin për veprën penale “Dhunë në familje”.
Akili paraprakisht kishte njoftuar se është jashtë Kosovës dhe sapo të vijë në Kosovë do të dorëzohet në polici dhe do të japë sqarime për situatën.
Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje xhudisti kosovar, Akil Gjakova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.