×
  • Lajme
  • Lajme / Dhunë në familje

    Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje xhudisti kosovar, Akil Gjakova

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 9:49

    Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje xhudisti kosovar, Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për gazetën online Reporteri.net se Akil Gjakova është vetëdorëzuar në polici mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë.

    “Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje është vetëdorëzuar mbrëmë në orët e vona në pikën kufitare në Vërmicë. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Rugova.

    Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të martën xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për dhunë në familje. Ndërsa, Federata e Xhudos e Kosovës njoftoi më vonë se xhudisti ndodhet jashtë vendit dhe se do të “dorëzohet sapo të kthehet” në vend.

    Gjakova, ishte në kërkim veprën penale dhunë në familje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!