Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka filluar të ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim për medie, zyra për komunikim e kësaj prokurorie.
Hetim të detajuar për rastin ka kërkuar dje edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri Arben Vitia, por edhe opozita, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, nga familja, kanë ardhur akuza që bëjnë përgjegjës udhëheqësit qeveritarë për rastin.
Ndryshe ditën e djeshme një 26 vjeçar u hodh nga ballkoni i konviktit numër 7, ku si pasojë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.