×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Prokuroria: Një i arrestuar për grabitjen e armatosur te Albi Mall, të tjerët në arrati

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 18:57

    Dy persona janë plagosur sot në një rast të grabitjes në oborrin e qendrës tregtare “Albi Mall”.

    Njw 42 vjeçar nga Vushtrria i cili mori dy plumba në shpinë nga grabitësit dhe i plagosuri tjetër është njëri prej grabitësve, që dyshohet se është i nacionalitetit serb.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se njëri nga grabitësit është arrestuar, kurse tre të tjerët janë në arrati.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare ‘’Albi Mall’’. Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati.”, ka njoftuar Prokuroria.

    Po ashtu në njoftimin e Prokurorisp është thënë se lidhur me rastin nuk mund të jepen detaje të tjera.

    “Tani për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh çështjen në tërësi.”

    Nga grabitja me maska dhe e armatosur te “Albi Mall” në Veterrnik, ku cak ishte një furgon që po transportonte para, mbeti i plagosur shoferi i automjetit, një 42-vjeçar nga Vushtrria.

    Por, nga ky rast dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe një nga të dyshuarit për grabitjen.

    Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, i dyshuari është i nacionalitetit serb, dhe ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Graçanicë, dhe nga aty është dërguar drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak te gjendjes së rënduar.

    Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka folur shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

    Syla për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se gjendja aktualisht po operohet dhe gjendja është e rëndë.

    “Po gjendja e tij është e rëndë, është në sallë të operimit”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.net. Drejtori i Emergjencës, gjatë ditës kishte konfirmuar për Reporteri.net se edhe shoferi i plagosur i furgonit që po transportonte para po i nënshtrohej operacionit.

    Siç raportoi Gazeta Online Reporteri.net, shoferi ishte plagosur në shpinë me dy plumba.

    Lidhur me rasin u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, ku konfirmuan se gjithçka ka nisur rreth orës 10:30 dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit.

    “Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhej në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!