Gjatë ditës është raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, dhe se të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Mirëpo përmes një njoftimit, Prokuroria ka sqaruar se nga shtatë të dyshuarit për fajde dhe detyrim, dy janë ende në kërkim.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton opinionin se dy prej të dyshuarve, lidhur me kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, janë në kërkim, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës është mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Ismet Osmani, i njohur me nofkën Curri, Ilir Bojku, Mentor Maqani e Rrahim Hashimi.
E gjithë vlera për të cilën po hetohen të arrestuarit është mbi 2.5 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.