×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Prokuroria Speciale po heton tenderin njëburimor tre milionësh të Qeverisë Kurti për ndërtimin e urave mbi Ibër

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 19:31

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetime lidhur me tenderin gati tre milionë euro, njëburimor të Qeverisë Kurti për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, i cili nisi në fillim të korrikut.

    Në një njoftim për media, Prokuroria bëri të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike dhe dyshimeve të ngritura në këtë rast.

    Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Hetimi për kontratën për ndërtimin e urave në Mitrovicë, nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike.”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria gjithashtu ka sqaruar se nuk është në kompetencën e saj të vlerësojë apo miratojë projekte infrastrukturore, por theksoi se detyra e saj është të veprojë sipas ligjeve në fuqi kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.

    PS-ja, ka njoftuar se nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. PS-ja, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore.

    Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

    Hetimi për kontratën për ndërtimin e urave në Mitrovicë, nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike.

    Ndërtimi i dy urave mbi Ibër do të kushtojë rreth 3 milionë Euro, Qeveria Kurti e negocioi tenderin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!