×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozimi i VV’së për postin e Presidentit, me kushtin që ai ta këtë të dështuar zgjedhjen

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 19:14

    Albin Kurti, me ofertën e re për LDK-në, duket sikur do ta paralajmërojë partinë e Isa Mustafës se përkundër marrëveshjes që t’i takojë posti i Presidentit të ardhshëm, një gjë e tillë të ndodhë do të jetë e pamundur.


    Kjo pasi Kandidati i VV-së për Kryeministër, në ofertën e re për bashkëqeverisje me LDK-në, kushtëzon këtë parti që të mos krijojë asnjë ujdi me tre partitë opozitare, PDK, AAK e NISMA, për votimin e presidentit të ardhshëm, pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit, shkruan Reporteri.net.

    Mungesa e një ujdie të tillë do tu jepet mundësinë deputetëve të këtyre partive që të mos qëndrojnë në sallë gjatë votimit të presidentit. Rrjedhimisht, Kuvendi do të ishte pa kuorumin e nevojshëm për tu zhvilluar votimi. E që në këtë rast kërkohet që të jenë 80 deputet të pranishëm në sallë, në momentit e votimit të Presidentit, nga ana e Kuvendit.

    Koalicioni VV dhe LDK, duke llogaritur edhe 20 deputetët e pakicave minoritare në Kuvend, në këtë rast do të kishte gjithsej 77 deputetë në sallë, që do të merrnin pjesë në votimin e pasuesit të Hashim Thaçit.

    “Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për konsensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish PAN-in”, i ka shkruar Kurti-Mustafës në piken e tretë të ofertës për bashkëqeverisje VV-LDK.

    “Shpresoj ta pranoni propozimin tonë dhe pa humbur kohë ta formojmë qeverinë e ta zbatojmë programin e harmonizuar qeverisës”, përfundon kreu i VV-së.

    Në këtë ofertë të shkruar nga Kurti, është propozuar edhe rritja e numrit të Ministrive të Qeverisë së ardhshme, nga 12 sa ishte paraparë, në 14 sosh.

    Ndryshe, përveç pranisë së 80 deputetëve në sallë për zgjedhjen e Presidentit, Kushtetuta e Kosovës parasheh tre mundësi votimi në Kuvend për ardhjen në krye në postin e të parit të shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Në raundin e parë dhe të dytë të votimit kandidati për President duhet të sigurojë 2/3 të votave të deputetëve. E nëse kjo nuk arrihet, atëherë në raundin e tretë zgjedhja e presidentit mund të bëhet vetëm me shumicë votash. Por, në sallë duhet të jenë gjithsesi 80 deputetë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!