×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta në Gjakovë, qytetarët përplasen me kryetarin e Komunës

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 11:12

    Kur është planifikuar të nisin punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza” në qendër të qytetit të Gjakovës, qytetarët kanë dalë të protestojnë.


    Qytetarë të shumtë kanë mbushur rrugët, për të kundërshtuar zgjerimin e kësaj rruge.

    Aty ka dalë edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini por është përballë me kritika të ashpra nga qytetarët, shkruan Reporteri.

    Ata kanë thënë se nuk lejojnë askënd të nisë punimet.

    Projekti për zgjerimin e rrugës kryesore të kësaj komune po kundërshtohet nga dy partitë opozitare në këtë komunë, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Gjini ka akuzuar partitë opozitare të cilët sipas tij po politizojnë gjithçka. Ai ka thënë se ky do të jetë një projekt i jashtëzakonshëm.

    Sipas Gjinit përkundër protestave  projekti do të vazhdojë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!