×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD për vdekjen e te riut në konvikte: Përgjegjësia politike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Vitia

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 23:05

    Subjekti politik PSD ka kërkuar që Qendra e Studentëve të mos përdoret më si karantinë pasi që pandemia mund të luftohet edhe pa cenuar demokracinë.


    Reagimi i PSD’së vjen pasi që një 26 vjeçar nga Gjilani u hodh nga kati i katërt dhe vdiq.

    Ky është reagimi i plotë i PSD’së:

    Një i ri 26 vjeçar ka gjetur vdekjen sot në karantinën e vendosur në Prishtinë. Shprehim ngushëllime dhe ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

    Ky rasti tragjik në Qendrën e Studentëve që po shërben si zonë karantinimi duhet të shërbejë si mësim për organet shtetërore që po merren me menaxhimin e pandemisë. Tashmë kjo masë e ka humbur objektin. Rastet e ardhjeve nga jashtë nuk janë masive, kurse virusi veçse është në secilën komunë të Kosovës. Vetëizolimi në shtëpi duhet të jetë mundësi për rastet kur kemi simptoma. Karantina tashmë i ka më të rënda pasojat.

    Lidhur me rastin e sotëm tragjik duhet të ketë hetim të pavarur, dhe e vërteta duhet të zbardhet shpejt. Nëse vërtetohen raportimet e mediave mbi problemet shëndetësore që i ndjeri i ka dokumentuar, atëherë kjo është përgjegjësi direkte e qeverisë. Ka gjithashtu shumë dëshmitarë që tregojnë për absurdin e kësaj mase. Lejimi i shumë personave brenda dhomës e humb efektin e izolimit, parregullsitë mbi vendosjen dhe lirimin prej saj duhet të jenë objekt hetimi poashtu.

    Viktima e sotme ka qenë zyrtarisht nën përkujdesjen shtetërore. Është shteti që e ka mbyllur në karantinë, ai edhe duhet të përgjigjet. Ky do të ishte minimum që VV do të kërkonte në opozitë. Përgjegjësia politike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Vitia, për të parë shkeljet eventuale dhe implikimet që jep procesi hetimor pastaj.

    Kuvendi duhet sa më parë të vihet në veprim për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm legjistlativ për luftimin e pandemisë. Së pari, duhet bërë plotësim/ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ashtu që të dalim nga gjendja kundërkushtetuese. Po ashtu, vendit i duhet rialokime buxhetore për shtresa të ndryshme shoqërore që pandemia i ka detyruar ta ndalin punën, kurse mbështetje financiare nuk kanë. Kosova tashmë është vonë në ndërmarrjen e masave ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!