×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri tregon çfarë do të bëhet me 300 mijë eurot e ndara për Ekipin Negociator

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 16:19

    Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, që ishte anëtar i delegacionit shtetërë në një konferencë për media ka deklaruar se pas vendimit të Kushtetueses PSD ka marrë vendim që të dalë nga ky delegacion shtetërorë.


    “Nga sot të gjithë anëtarët e PSD-së do të pushojnë së shërbyeri në këtë organ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ymeri, shkruan Reporteri.net.

    Ymeri është deklaruar edhe për 300 mijë eurot që ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për anëtarët e ekipit negociator, delegacion ky i udhëhequr nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj.

    “Fondet janë të ndara nga Qeveria e Kosovës. Delegacioni shpenzimet i ka pasur vetëm për kohën sa është formuar nga platforma. Në këtë drejtim e konsideroj se platforma është një udhërrëfyes mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Ekipi e ka pasur një takim në Bruksel ku është takuar me Mogherinin. Buxheti është ndarë nga Qeveria për Delegacionin dhe menaxhohet nga Qeveria”, ka deklaruar Ymeri.

    Kujtojmë se pas vendimit të Kushtetueses ka reaguar edhe kreu i PSD-së njëherit bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti i cili ka deklaruar se qysh nesër do t’i dorëzojnë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!