×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Spanja nuk njeh Kosovën, kryeministri spanjoll në Tiranë: Është shkelur e drejta ndërkombëtare

    Reporteri
    01 Gusht 2022 | 17:12

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka folur nga Tirana për qëndrimin e Spanjës ndaj njohjes së Kosovës.

    I pyetur nga gazetaret se përse Spanja nuk e njeh Kosovës, Sanchez tha se vendi i tij nuk është në favor të pranimit të Kosovës, duke argumentuar se sipas tij është shkelur e drejta ndërkombëtare.

    Ndërsa theksoi se dy vende mike si Spanja dhe Shqipëria është normale të kenë mosmarrëveshje, në këtë rast mosmarrëveshja është për njohjen e Kosovës.

    “Miqtë e mirë si Shqipëria dhe Spanja mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është deklaratë e njëanshme e pavarësisë dhe mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. E themi me gjithë respektin që kemi popullin shqiptar”.

    “Është një opinion që ndahemi me Shqipërinë por kjo nuk do të thotë në kuadër të integrimit europian nuk nxisim dialogun Serbi – Prishtinë. Ky është pozicioni që kemi me Spanjën. Edhe miqtë e mirë mund të kenë diferencat apo kontradiktat mes njëri tjetrit”, tha kryeministri spanjoll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!