×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamje nga takimet e Borrellit me liderët e Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 20:00

    Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar sot liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky takim ka ndodhur pak para darkës joformale që ka organizuar me ta, ku mori pjesë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. 

    Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga takimet e Borrellit me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Si përfaqësuese e Kosovës në këtë darkë ka qenë Ministrja Donika Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përpos Ministres Gërvalla, Borell është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski si dhe me anëtarin e presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!