Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi Tiranën sot më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas, shkruan Reporteri.net.
Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.
Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian.
Agjenda
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën që mbahet në Tiranë