×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet letra: IKSHPK-ja i rekomandoi Presidentes Osmani shtyerjen e zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 13:53

    IKShPK i ka rekomanduar presidentes së vendit, Vjosa Osmani që t’i shtyejë zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen më 17 tetor.


    Kjo thuhet në një letër dërguar presidentes Osmani ku ceket se në bazë të projeksioneve, ekipi i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen e COVID-19.

    Madje në letrën e publikuar nga KOHA rekomandohet që zgjedhjet të shtyhen deri në një afat të pacaktuar, ndonëse IKSHPK aty flet për disa projeksione në të cilat përafërsisht mund të dihet se kur pritet përmirësimi i situatës me COVID-19.

    Në lidhje me këtë çështje, presidentja Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike të hënën.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!