×
  • Lajme
  • Lajme

    KOHA: IKSHPK-ja rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 13:38

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka dërguar një letër presidentes Vjosa Osmani, përmes të cilës i ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen.


    Në letrën e IKSHPK-së dërguar Osmanit thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.

    “Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, ka thënë në letrën për presidenten IKSHPK-ja të publikuar nga KOHA.

    Kujtojmë se presidentja Osmani ju ka dërguar ftesë partive politike që të takohen të hënën nga ora 17:00 për të diskutuar rreth opinionit të IKSHP-së për impaktin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike që po kalon Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!