×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet lista me emrat e përzgjedhur për anëtarë të Bordit të RTK-së

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 11:39

    Komisioni ad-hoc i Kuvendit, të mërkurën ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për Bord të Radiot Televizionit të Kosovës.

    Nga rreth 100 kandidatë që janë intervistuar, të mërkurën është zgjedhur lista e ngushtë prej 18 kandidatëve për Bord të RTK-së, të cilët kanë treguar më shumë sukses në intervistë.

    Lëvizja Fol ka publikuar listën me 18 kandidatët që janë përzgjedhur, emrat e të cilëve do të shkojnë për votim në Kuvend.

    Nga Fol kanë thënë se nga monitorimi që kanë bërë, ky proces ka shkuar korrekt dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë treguar bashkëpunim me shoqërinë civile.

    Njoftimi i plotë:

    ????????? ??-??? ??̈? ??̈?????????? ? ?????????̈?? ??̈? ???̈????̈ ??̈ ?????? ??̈? ???-??̈ ??̈??????? ?? ?????????̈? ??̈? ????? ??̈ ??????.

    Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përfunduar intervistimin e 91 kandidatëve nga 132 kandidatë sa kishin aplikuar.

    Ky ishte ndër proceset më të mëdha sa i përket rekrutimit që Kuvendi i Kosovës ishte marrë deri më tani, për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kishin aplikuar.

    Nga monitorimi ynë del se ky proces ka shkuar korrekt dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë treguar bashkëpunim me shoqërinë civile.

    Gjithashtu vlen të theksohet transparenca e tërë këtij procesi, duke bërë që edhe poentomi i kandidatëve të bëhet në prezencë të monitoruesve të shoqërisë civile.
    FOL ka mirëpritur që Komisioni Ad-Hoc ka vendosur që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore në këtë proces, duke dërguar në Kuvend për votim një listë me përbërje të barabartë me kandidatët gra dhe burra.
    Në listën e ngushtë që shkon në Kuvend, janë 16 kandidatë shqiptar, prej të cilëve 8 gra dhe 8 burra dhe 2 kandidatë (një burrë dhe një grua) nga komuniteti serb.
    Vlen të theksohet së komisioni Ad-Hoc që nga fillimi i këtij procesi kanë punuar në drejtim që procesi i rekrutimit për Bord të RTK-së të bazohet në meritokraci.
    1. Driton Hetemi 847 pikë
    2. Besnik Boletini 812 pikë
    3. Safet Kabashaj 797 pikë
    4. Ejup Gojnovci 792 pikë
    5. Bekim Selo 768 pikë
    6. Ismet Sijarina 749 pikë
    7. Fatime Lumi Qehaja 734 pikë
    8. Petrit Qollaku 734 pikë
    9. Arta Berisha 726 pikë
    10. Enis Halimi 726 pikë
    11. Albulena Mehmeti 724 pikë
    12. Jehona Ademaj Sejdiu 704 pikë
    13. Shukrije Rama 684 pikë
    14. Mejreme Krasniqi Sadiku 683 pikë
    15. Mihane Nertile Salihu Bala 668 pikë
    16. Arta Pllana 670 pikë
    17. Nelica Veljkovic 677 pikë
    18. Mihailo Scepanovic 735 pikë
    FOL i bënë deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që gjatë votimit të kandidatëve të respektohet Ligji për Barazi Gjinore, si rrjedhojë Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor.
    Lëvizja FOL përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!