×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori i QKMF-së në Kamenicë preket me koronavirus, kryetari jep detaje

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 15:26

    Në komunën e Kamenicës deri më tani 13 persona janë prekur zyrtarisht me Covid 19.


    Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, pra një foshnje pesë muajsh.

    Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nuk është kryer asnjë test i ri me dyshimet për koronë me këtë qytet.

    “Dje nuk kemi pasur as teste për dyshime me Covid 19. E kemi pasur rastin e parë. Prej tij edhe 11 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv. Tashmë e kemi edhe rastin e 13 të personit të infektuar, për të cilin ende nuk e dimë se nga e ka marrë virusin. Zyrtari është punëtor i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, punon tek porta ky hyjnë automjetet. Gjendja shëndetësore e këtyre personave është stabile, përveç këtij personit të 13 i cili e ka gjendjen pak më të rëndë shëndetësore”, ka deklaruar Kastrati.

    Sipas tij, 35 familje janë vetëzioluar me diku 180 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!