×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyetet se a është me Vjosën apo Mustafën, Lumir Abdixhiku tregon hapur rreshtimin e tij

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 12:42

    Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, si rrallë herë është deklaruar në lidhje me atë se si e vlerëson situatën politike në vend. Ai ka folur në një konferencë për media për situatën politike duke thënë se ai ka një qëndrim të tij e pikëpamje tjera nga ajo që u vendos në Këshillin Drejtues të LDK-së, këshill ky që i dha dritën jeshile nisjes së bisedimeve me partitë opozitare për formimin e qeverisë së re, në momentin që i jepet mundësia LDK-së . Përkundër kësaj ai ka thënë se do të respektoj në plotëni vendimin e këtij organi drejtues të partisë së tij.


    “Unë kam pasur pikëpamje tjera sa i përket situatës politike, këto janë prezantuar në parti, në situatën e tanishme kemi një vendim të këshillit të përgjithshëm të cilin unë e respektoj në plotëni, mendimi im mbetet i tillë”, tha ai gjatë një konference për medie.

    Se a do të jetë sërish ministër në rast se formohet një Qeveri në mes të LDK, AAK, NISMA e AKR, Abdixhiku ka thënë se kjo është një situatë hipotetike tani dhe se pa pasur qeveri tjetër nuk mundet ta di se a do të jetë apo jo, por se kjo do të vendoset nga organet e partisë.

    “Fillimisht duhet të ndërtohet një qeveri e tillë për të qenë pjesë e saj dhe më pas do të jenë vendimeve të institucioneve partiake. Unë e respektoj vendimin e shumicës ndonëse e ruaj të drejtën time të mendimit personal”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!