×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP i miraton ankesën LDK-së ndaj VV-së, i shqipton gjobë 2,100 euro

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 10:45

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me gjobë Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike.

    Sipas vendimit të PZAP-së, VV-ja me seli në Prishtinë është dënuar me gjobë prej 2 mijë e 100 euro për shkak të vendosjes së materialeve zgjedhore në shtande – shtëpi të drurit në rrugë publike për qëllime elektorale.

    “Pranohen të bazuara ankesat e evidentuara me numra Anr.1105/2021 dhe Anr.1106/2021 të datës 08.11.2021, paraqitur nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, ashtu që subjektit politik Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumë prej 2,100,00 (dymijë e njëqind) euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike – për shkak të vendosjes së materiale zgjedhore në shtande – shtëpi të drurit në rrugë publike për qëllime elektorale”, thuhet në vendimin e PZAP-së, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Në bazë të këtij vendimit, VV-ja duhet që gjobën ta paguajë brenda 15 ditësh.

    Në zgjedhjet e raundit të dytë të balotazhit të mbajtur më 14 nëntor, në Prishtinë fitues u zgjodh kandidati i LDK-së Përparim Rama, i cili mori 51.07 %.

    Ndërsa, kundërkandidati i tij nga radhët e VV-së, Arben Vitia, mori 48.93%. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!