×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj: Policia e Kosovës hasi në pritë nga serbët në Zubin Potok

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 14:42

    Pas aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës përmes një konference për media është deklaruar Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shkruan Reporteri.net


    Qalaj para mediava ka dhënë disa detaje rreth operacionit policor kundër krimit të organizuar të zhvilluar në veri të Mitrovicës.

    “Dje inspektorati policor ka marrë një urdhër-arrest për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policor dhe një numër të qytetarëve dhe ky urdhër-arrest është bazuar në hetimet që janë ndërmarrë nga Inspektorati policor dhe hetuesi e policisë kufitare të Kosovës. Ne kemi bërë përgatitjet e duhura që ky urdhër-arrest të behët në mënyrë më të mirë të duhur, ka qenë përgatitje e shpejtë, por e menduar në detaje”, ka thënë Qalaj para mediave.

    Qalaj  tha se operacioni policor ka filluar rreth orës 06:00, gjithashtu ai ka treguar për problemet që kanë hasur gjatë bastisjes në Zubin Potok.

    “Në Zubin Potok, ka pasur probleme sapo është nisur policia për të bastisur disa lokacione ka hasur në një pritje me gjuajtje me armë, kundër policisë, ku është plagosur një polic, por që ai është mirë, dhe gjendet në Spital. Po ashtu nga plumbi i njëjtë është goditur edhe një polic tjetër, mirëpo i ka shkaktuar disa mavijose të lehta”, shtoi ai.

    Qalaj ka thënë se sapo e kanë vërejtur  rezistencën e armatosur kanë dhënë urdhër për angazhimin e njësive elitë të PK-së.

    Ai deklaroi se përgatitjet për këtë aksion kanë filluar një vitë më parë dhe se aksionin e sotëm të policisë e ka vlerësuar si mjaft të suksesshëm.

    “Një zyrtar policor është plagosur me armë zjarri, një me predhë, tre të tjerë kanë marrë lëndime gjatë largimit të barrikadave që i kishin vendosur banorët”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    Ai bëri të ditur gjithashtu se nga këto zhvillime të sotme në veri të Kosovës, janë lënduar edhe 6 qytetarë.

    Qalaj njoftoi se gjatë bastisjeve janë sekuestrua 11 armë të zjarrit si dhe disa telefona.

    Ndërsa për shtetasin rus ka thënë që është arrestuar me arsyetimin ‘pjesëmarrje’ në barrikada. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!