×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet, arrestohet në Sarandë 31-vjeçari nga Gjilani

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 17:14

    Një 31-vjeçar nga Gjilani është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga nga Policia e Sarandës këtë të martë.

    Sipas njoftimit zyrtar, ai qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe me municion luftarak në automjet.

    Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, krehrin e saj me fishekë dhe automjeti tip “Range Rover”.

    “Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Impact”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar:

    Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

    Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.

    Arma, municioni dhe automjeti i 31-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!