×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë sulmojnë një grup nxënësish në Çagllavicë

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 20:40

    Një tufë qensh, ishte goxha e rrëmbyer dhe agresive paraditen e së enjtes.


    Ata sulmuan një grup nxënësish që po ktheheshin nga shkolla në shtëpitë e tyre në lagjen Çagllavica 2 në Prishtinë.

    Kur dëgjuan britmat e fëmijëve dhe të lehurat e qenve, prindërit thanë se dolën zbathur nga shtëpitë.

    E kjo nuk është hera e parë që të vegjlit bëhen cak i sulmeve të këtyre kafshëve.

    Drejtoresha e Shërbimeve Publike, në komunën e Prishtinës, Medina Braha, tha se do ta paraqesë menjëherë rastin tek kompania që merret me trajtimin e tyre pasi ti kenë kapur nga vendet në të cilat qentë rinë e enden.

    https://www.youtube.com/watch?v=PRiFh8KTEck&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!