Qeveria e Kosovës e ka vendosur në objektin e saj flamurin e shtetit të Kroacisë. Kjo është bërë në shenjë nderimi për ndihmën që i dha shteti kroat qytetarëve të Kosovës që pësuan në një aksident trafiku në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 10 qytetarë të Kosovës.
Shteti kroat u ofroi ndihmë të pakursyer të aksidentuarve të kësaj tragjedie.
Në ndihmë të të mbijetuarve të aksidentin u angazhua edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
“Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi e mirënjohje shtetit kroat për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod”, ka shkruar Qeveria në njoftimin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.