×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ia jep Lotarisë së Kosovës mbi 150 mijë euro

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 8:29

    Qeveria në detyrë e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto, si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro.


    Sipas njoftimit të Qeverisë, këto mjete financiare janë ndarë për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri më 30 prill 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!