×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimet

    Qeveria mban mbledhje, ndan 120 mijë euro për fushatën e Regjistrimit të Popullsisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 22:25
    Foto nga arkivi

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, njofton ZKM, përcjell Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, sonte ka miratuar disa vendime.

    Vendimet:

    Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;

    Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;

    Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;

    Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;

    Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!