Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për mbledhjen e 198-të të Qeverisë së Kosovës ku janë miratuar 19 vendime dhe janë ndarë mjete, përcjell Reporteri.net.
Më poshtë, gjeni të gjitha vendimet, të publikuara nga kryeministri Kurti;
Në mbështetje të sportistëve tanë, aprovuam programin për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”, në vlerë prej katër milionë euro.
Ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë për katër komunat veriore.
Miratuam:
– Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore;
– Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028;
– Planin Strategjik për Zhvillimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor 2024-2030;
– Deklaratën e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2025-2027;
– Koncept-dokumentin për Fushën e Aviacionit Civil; si dhe
– Koncept-dokumentin për Produktet për Mbrojtjen e Bimëve.
Themeluam:
– Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugor; si dhe
– Grupin Punues Ndërinstitucional, për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë.
• Dërguam në Kuvend tri projektligje për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare me:
– Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ferizaj;
– Bashkimin Evropian për Programin IPA 2020; si dhe
– Qeverinë e Republikës së Turqisë për Marrëveshjen Kornizë Ushtarake.
•Aprovuam:
– Udhëzimin Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë; dhe
– Rregulloren për Stemën dhe Vulën e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe Organeve Inspektuese si dhe për Dokumentin e Identifikimit
të Inspektorëve të Republikës së Kosovës.
Miratuam vendimin përfundimtar për shpronësim shtesë për pronat të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.