×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 16:41

    Qeveria Kurti ka miratuar vendimin që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.


    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se anëtarët do ti kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm

    “Paraqes para jush për shqyrtim propozim vendimin në përputhje me ligjin dhe ashtu siç e specifikon komisioni është organ i pavarur. Në këtë drejtim emrat janë Albert Zogaj kryetar i komisionit , anëtare Drita Rexhaj, anëtar Afrim Shala, Zenel Leku anëtarë i komisionit, Halide Reka anëtare e komisionit, Aris Hoti anëtarë i komisionit, kjo përbërje do ti kryejë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!